Zihni Beqiraj, 333 faqe me kujtime për shokët dhe shoqet e maturës 1964
28shtator 2015 – Zihni Beqiraj, i njohur më së shumti si politikan dhe kompozitor është shfaqur së fundmi si shkrimtar në lëmin e letërsisë dokumentare.
Pas dy librave-album me këngë malli për Uqinin, libri i tij i fundit “Matura 1964” i kushtohet tërësisht 52 bashkënxënësve, me të cilët ai përfundoi shkollën e mesme. Vëllimi voluminoz është shkruar edhe me kontributin e shokëve dhe shoqeve të autorit, të cilët kanë vënë në dispozicion plot material dokumentare.
Megjithëse duket sikur është i destinuar të lexohet vetëm nga 18-vjeçarët e vitit 1964, në faqet e tij e librit vijnë gëzimet, pasionet, ëndrrat apo edhe hallet, vështirësitë dhe problemet, që përcjellin jetën e familjeve dhe të vetë qytetit të Durrësit në atë periudhë.
“Matura – ’64, Kujtime, refleksione dhe jetëshkrime” është libri i parë i këtij lloji dhe përbën edhe një dokument të çmuar për historikun e arsimit të mesëm në qytetin e Durrësit gjatë 100 vjetëve të fundit.
/portali DurresLajm/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e Policisë, dy efektivë përfundojnë në spital
Horoskopi ditor, e shtunë 29 gusht 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë! Ja zonat më të nxehta
Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit “Hanuman”, dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse





