Një fabrikë bojrash ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës.
Në afërsi të Maminasit është përhapur një zjarr i madh, ndërkohë që Ministria e Brendshme bën thirrje shoferëve të automjeteve të shmangin lëvizjet në dy krahët e autostradës.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftim për Mediat:
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës.
Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.