Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të marte në Nishtulla, Durrës.

Sipas informacioneve që vijnë nga vendi i ngjarjes, shkak është bërë djegia e disa mbetjeve plastike.

Banorë të zonës thonë jashtë kamerës se është e disata herë që kjo situatë përsëritet, ndërsa ngrejnë shqetësimin se po u rrezikon edhe banesat e tyre.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga operatori i “DurrësLajm“, Denis Simaku, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.