Një zjarr masiv është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të premteje pranë urës së Sukthit.

Sikundër duket nga pamjet e sjella për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, flakët kanë përfshirë barishtet e thata buzë rrugës, përbri autostradës Durrës-Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat shuan flakët, që fatmirësisht nuk shkaktuan asnjë dëm.