Dy mjete zjarrfikëse janë angazhuar mbrëmjen e sotme për fikjen e zjarrit të rënë në zonën e Currilave.

“DurrësLajm” mëson se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por tashmë gjithçka është vënë nën kontroll.

Mbingarkesa e trafikut në këtë zonë të qytetit, e ka bërë ngadalësuar ndërhyrjen në kohë të efektivëve të zjarrfikëses, por fatmirësisht situata është vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.

Për shkak të temperaturave mjaft të larta të muajve të fundit, zjarret në vendin tonë nga jugu në veri kanë shkaktuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me pyje, ndërsa humbën jetën edhe dy persona, burrë e grua në zonën e Gjirokastrës.