Policia e Durrësit ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

Blut e qytetit bregdetar thonë se ” Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.”

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.