2 automjete kanë marrë flakë mbrëmjen e sotme në qarkun e Durrësit.

Një “Jeep” i parkuar me targa AB 006 BX është shkrumbuar nga flakët në Shijak, ndërsa një “A Class” ka marrë flakë në ecje e sipër pranë universitetit në Currila.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit në të dy automjetet është bërë një defekt teknik.

Pamjet i sjell për “DurrësLajm” operatori Denis Simaku.