Teksa një pjesë e madhe e kontinentit europian po përballet me temperatura të larta tej normales, pjesë të tjera janë prekur nga stuhi të shoqëruara me reshje të dendura shiu, mes tyre edhe Zvicra.

Shteti helvetik është goditur nga reshje të forta shiu, të cilat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu në jugperëndim të vendit, duke rezultuar me zhdukjen e tre personave.

Shërbimet e urgjencës me helikopterë, dronë dhe qen shpëtimi kërkuan të shtunën për tre personat e zhdukur.

MeteoSchëeiz, zyra e qeverisë për motin dhe klimën, tha se 124 mm shi ra në luginën Mesolcina në kantonin Grisons të premten, me 63 mm që ranë vetëm në një orë.