23 maji i vitit 2008 do të ishte një ditë mjaft e trishtë për familjen Hoxha, pasi u nda nga jeta në një aksident automobilistik, drejtuesi dhe themeluesi i Top Medias, Drita Hoxha.

Në një ditë të vështirë si kjo për pasardhëset e Tanit të Topit, ato mbështesin njëra-tjetrën për të vazhduar përpara, siç e dëshmon edhe postimi i Lorit në Instastory.

Ajo ka marr një mesazh shumë prekës nga motra e saj e vogël Redia, e cila i kërkon që pavarësisht se është e mërzitur të qëndrojë e fortë.

"E di që je e trishtuar, kështu që nuk do të uroj një ditë të mirë. Në vend të kësaj të këshilloj të kesh thjesht një ditë. Qëndro e gjallë, ushqehu mirë, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja jote. Do të bëhet më mirë. Deri atëherë, kalo një ditë tjetër"– shkruhet në mesazhin që Redia i ka dërguar Lorit, të cilin blogerja e ka ndarë me ndjekësit e saj, shoqëruar nga emoji zemer.