10 vite pa pirë alkool, ja si e feston reperi i njohur

Postuar: 23/04/2018 - 11:42

Reperi i famshëm amerikan Marshall Mathers, i njohur me emrin e skenës Eminem, festoi 10 vjetorin që nuk ka pirë alkool. 

Eminem ka luftuar me konsuminin e tepër të alkoolit dhe medikamenteve. Në vitin 2005 ai pranoi se shkonte në një qendër rehabilitimi, por shumë shpejt u largua. Në fund të vitit 2007 ai pothuajse vdiq nga një mbidozë aksidentale e metadonit, pas së cilës vendosi të hiqte dorë përfundimisht.

Dhe reperi me anë të një postimi në Instagram kujtoi këtë datë të shënuar për të. Ai postoi një fotografi duke mbajtur në dorë një monedhë të thjeshtë me simbolin e rrethit dhe trekëndëshit të përdorur nga Alcoholics Anonymous, një shoqatë ndërkombëtare ku alkoolistët bëhen pjesë dhe ndihmohen të heqin dorë nga alkooli.

"Duke festuar 10-vjetorin,"-shkruajti 45-vjeçari.

Marshall Mathers zbuloi përvojën drejt vdekjes  në një intervistë për New York Times në vitin 2011 duke thënë: "Unë pija pilula kudo. Unë pija çdo gjë që dikush mund të më jepte."

Duke ia atribuar lënien e alkoolit vazës së tij biologjike Hailie Jade dhe dy vajzave të adoptuara, Lainey dhe Whitney ai tha se zëvëndësoi varësinë me stërvitjen.

"Kur u largova nga rehabilitimi, më duhej të humbasja peshë por gjithashtu duhe të gjeja një mënyrë për të luftuar varëinë. Kështu fillova të bëj stëvitje. Është e lehtë të kuptojmë se si njerëzit e zëvendësojnë varësinë me stërvitje. Një varësi për një tjetër, por që të bën mirë për shëndetin."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndihma për të shpëtuar botën me Avengers ka ndihmuar Scarlett Johansson të bëhet aktorja më e paguar në botë, sipas revistës Forbes.

   Justin Bieber është emër që e hasim pothuajse çdo ditë në shtypin rozë.

Nuk ka asgjë të keqe të frymëzohesh nga dikush.

Matias Messi, vëllai i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për armëmbajtje pa leje.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt reperit 50 Cent dhe 6ix9ine (emri i të cilit është Daniel Hernandez), teksa po xhironin një

Rregullat dhe jeta mbretërore qenka me të vërtetë e vështirë për Meghan Markle.

Teksa 50 Cent dhe Tekashi69 po xhironin videoklipin e tyre në Brooklyn, dikush ka hapur zjarr mbi to.

   Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë një nga çiftet më të dashur të publikut. 

   Eno Popi është një prej figurave të Top Channel më të dashura për publikun.