Alban Skënderaj, një ndër këngëtarët më të dashur për të gjithë brezat në Shqipëri, ka një repertor lehtësisht të identifikueshëm dhe njerëzit ia adhurojnë tekstet që krijon dhe muzikën që bën.

Por për vetë Albanin nuk funksionon kështu. Të paktën kur ndodhet në ambiente publike. Kantautori ka treguar për “Wake Up” se kur dëgjon këngët e tij, i ul zërin radios.

Kur jam vetëm edhe e ngre zërin ndonjëherë. Kur jam me njerëz vihem pak në siklet… Edhe kur shkoj diku dhe vendosin një këngë timen, në shenjë respekti, nuk e di, është kulmi”.

Dhe ndodh t’i afrohet punonjësve të lokalit dhe t’i thotë nën zë: “Ule pak se na turpërove, se është turp”.

Modesti e madhe e treguar nga ana e Albanit…