Një ditë më parë, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ishte pjesë e rubrikës "Për drekë me mua" në emisionin "E diela shqiptare", ku personazhe të njohur gatuajnë për njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre.

Besi kishte të ftuar dy kundërshtarët e tij në këtë lojë, aktorin dhe mikun e tij Erion Isai, moderatoren Arjola Shehu si dhe dietologen Blerina Bombaj.

Gjatë kësaj puntate ajo që vumë re përveçse Besi gatuante shumë mirë dhe eksperimentonte në gatim, ishte edhe shtëpia e tij e pushimit. Një vilë dykatëshe, e rrethuar nga një oborr ku mbizotëron gjelbërimi dhe me një verandë ku ishte vendosur tavolina e ngrënies.

Ngjyra dominuese në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, si brenda dhe jashtë saj, ishte e bardha. Gjatë emisionit Besi tha se ai ka bindjen se pasi vogëlushja të vijë në jetë, ata do të kalojnë më shumë kohë në shtëpinë e tyre në plazh./Panorama Plus