Pak kohë më parë mbajti një koncert madhështor në Tiranë ku elektrizoi sheshin e kryeqytetit me hitet e tij ndër vite, por një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur në Spanjë, reperit të njohur Daddy Yankee.

Yankee ka rënë pre e nje vjedhje në dhomën e tij të hotelit, ku hajduti ka arritur të marrë nga kasaforta 2 milionë euro bizhuteri, varëse me gurë të çmuar, diamantë dhe cash.

Autori i vjedhjes nuk ka përdorur as maskë dhe as doreza. Në mes të ditës, ai thjesht ka telefonuar stafin e hotelit, duke u prezantuar si këngëtari dhe ka kërkuar ta shoqërojnë në dhomën ku ndodhej kasaforta.

Mashtrimi spektakolar ka lënë me gojë hapur punonjësit e hotelit në Valencia por edhe të gjithë opinonin. Hajduti, të cilit i është vënë epiteti “i zgjuari”, po kërkohet nga e gjithë policia e Spanjës.