Rokeri shqiptar, Eugent Bushpepa u bë i njohur për publikun me flokë të gjata dhe me stilin e tij të vecantë. Pasi i bëri të shkurtra, ai bëri një ndryshim tjetër në pamjen e tij që befasoi ndjekësit.

“Kur i thua berberit më hiq vetëm majat dhe detyrohesh të shkosh në plazh të skuqësh tullën”,shkruajti në postimin ku tregonte kokën e rruajtur.

Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision me këngën “Mall”, ai ka vendosur të qetësohet duke bërë pushime verore.