Motra e një prej aktoreve të njohura shqiptare ka zbuluar disa të pathëna.

Gerta Gixhari, që për një pjesë të publikut njihet si gazetarja e  politikës dhe tashme e showbizzit, është në fakt motra e Olta Gixharit.

Ajo ka treguar për jetën e saj profesionale, por gjithashtu tha se lajmi më i befasishëm që dëgjoi kishte të bënte me motrën e saj. 

Në një prej postimeve të Oltës, aktorja  shkruante 'të dua' dhe në fakt i dedikohej të gjithë fansave. Ky postim u interpretua si një dedikim ndaj një personi të veçantë pasi përkoi dhe me ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt.

Por reagimi i Gertës la të kuptohet se Olta Vazhdon të jetë single.