Pasi lajmëroi divorcin pak javë më parë nga babai i djalit të saj Gabriel, një nga personazhet më simpatikë të showbizit shqiptar ka rigjetur dashurinë.

Revistawho.com ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet showgirl-i shqiptar, Hueyda El Saied krah partnerit të saj të ri.

E ftuar në programin “Lart e Poshtë”, të gazetarit Eraldo Rexho artistja ka preferuar të tregojë shumë pak detaje nga kjo histori e bukur dashurie.

”Ku e keni kapur këtë foto?! E keni bërë këtë foto para të hënës. Ai është shoku im, nuk është shqiptar. Dashuria ime e parë dhe shpresoj të jetë e fundit”,ka thënë Hueyda që duket krejtësisht e dashuruar./revistawho.com