Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për të marrë në pyetje gazetarin Jetmir Olldashi, i cili pohoi një ditë më parë se kishte qenë ai që e kishte realizuar përgjimin e Agron Xhafaj.

Ndonëse të hënën në orën 10:00 është parashikuar që të merren në pyetje dy përfaqësuesit e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe më pas Gazmend Bardhi, mund të ketë një ndryshim dhe gazetari Olldashi të dalë para tyre para prokurorëve të çështjes. Megjithatë dy ditët, e hëna dhe e marta do të jenë ditët vendimtare të dëshmive të katër personave të lartpërmendur.

Tashmë ka një hetim pas bashkimit të dy procedimeve, atij të nisur nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë të pretenduar nga Agron Xhafaj dhe për trafik droge të nisur nga Krimet e Rënda.