Një aksident ku është përfshirë një automjet dhe një tren ka ndodhur në rrugën e fshatit Gramaz të Krujës.

Një 21-vjeçar me iniciale Xh.D., banues në këtë fshat, teksa po drejtonte mjetin e tij është përplasur me trenin e linjës Shkodër-Durrës, që drejtohej nga shtetasi I.H., vjeç 62, banues në Shkodër.

Për pasojë është aksidentuar 21-vjeçari, për të cilin raportohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë.