BARCELONE– Nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një shaka me rastin e “Ditës së shenjtorëve të pafajshëm”, që është versioni spanjoll i ditës së gënjeshtrave – 1 Prillit.  

Ndonëse në profilin e tij në Twitter Pique njoftoi herët në mëngjes se ai dhe Shakira ishin bërë prindër, pas disa orëve futbollisti i Barcelonës tha se e tëra ishte – shaka!

Postimi i Pique u besua nga shumë vetë, madje çiftin e uruan mijëra njerëz për ngjarjen e lumtur.

Futbollisti e publikoi shakanë sot në mëngjes dhe në mesazh shkruhej: “Fëmija ynë ka lindur, të dy jemi të stërlumtur. Faleminderit të gjithëve për dëshirat e mira”. 

Mirëpo disa orë më vonë, ai në profilin e tij në Twitter iu uroi ditë të lumtur të gjithëve në “Ditën e shenjtorëve të pafajshëm”.