Një incident ka ndodhur në një shkollë private sot në Tiranë në zonën e Farkës.

Një vajzë 10-vjeçare është pickuar nga gjarpri dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.