13 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe të Policisë së Shtetit janë nisur pak minuta më parë drejt Niklës dhe Ishmit.

Mësohet se në operacion marrin pjesë dhe forca të Policisë së Durrësit, Tiranës dhe Krujës.

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit.