Pas diagnostikimit me meningit të një 14-vjeçari, nxënës në klasën e tetë në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, flet drejtoresha e shkollës Merita Bekteshi.
Në një prononcim për mediat, Bekteshi sqaron se ajo është vënë në dijeni të sëmundjes të djalit të mitur pasditen e së hënës nga epidemiologia e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Durrës.
Drejtoresha sqaron se më pas prindërtit e nxënësit të klasës që frekuentonte 14-vjeçari janë njoftuar lidhur me masat profilaktike që duhet të ndjekin për të parandaluar prekjen e të tjerë nxënësve apo dhe mësuesve.
Për më shumë ndiqni prononcimin e drejtoreshës Bekteshi: