Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe.

Sipas policisë, dyshohet se adoleshentja ka konsumuar fotoksinë.

17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.