Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mësohet se një 21-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasen K. G., 28 vjeçe e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Sipas pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar dëmtime në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.