Ndërsa procesi I numërimit të votave vijon pa ndërprerje në Durrës, diferenca mes dy kandidatëve Emiriana Sako dhe Igli Cara është thelluar.

Nga 219 kuti të numëruara, 24297 vota numëron Cara dhe 30811 vota numëron Sako. Diferenca është 6514 vota në favor të Sakos.

Ajo që bie në sy në KZAZ-në nr.23, në të cilën numërohen lagjet e qytetit rezulton se në qendrat e votimit të lagjes nr.5 kandidati i BF Igli Cara rezulton fitues.

Kujtojmë se kjo është lagjja ku ka lindur dhe është rritur kandidati Cara e me sa duket ai ka mundur të dalë fitues pikërisht në këtë zonë të qytetit.