Një 27-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Zvicër. Lajmin për vdekjen e 27-vjeçaren Vitesa Kukalaj e kanë dhënë familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu policia dhe Prokuroria e Zvicrës po e hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh. E pamja vazhdon dy ditë pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftimin e familjes