Po shkon drejt përfundimit procesi i numërimit në bashkinë Durrës.

Kur janë numëruar 321 kuti nga 342 në total rezultati është:

Sako 45699 vota
Cara 36065 vota
Diferenca 9634

Ndërkohë në lagjen nr.13 rezultati është:

Sako 3810
Cara 2978
Diferenca 832 vota
183 vota të pavlefshme

Ndërsa në lagjen nr.14, e njohur ndryshe si zona e Shkozetit rezultatiti është:

Sako 3387
Cara 2575
Diferenca 812

Ndërkohë kanë përfunduar së numëruari edhe 35 kutitë e njësisë adminiistrative Rrashbull, ku sërish Sako ka rezultuar fituese me diferencë votash me kandidatin Cara.

Në KZAZ nr.21 tek Pallati i Sportit kanë mbetur për t’u numëruar vetëm kutitë e NJA Katund i ri.