SHBA– Chris Brown dëshiron t’i bashkohet Rihanës në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy,  katër vjet pasi këngëtari e sulmoi fizikisht atë pas kësaj ceremonie.

23-vjeçari i hitit “Don’t Judge Me” do të paraqitet në ngjarjen e 10 shkurtit sw bashku me Rihanwn, pas vendosjes së marrëdhënieve të mira mes tyre gjatë muajve të fundit.

Sipas faqes amerikane të thashethemeve, Radar Online, Brown mendon se shfaqja bashkë me Rihanën do të bëjë që njerëzit të mendojnë se tashmë pas katër vitesh ai ka ndryshuar.

Një burim i ka thënë faqes online se Chris kërkon të përformojë me Rihanën për t’i thënë botës se tashmë ata janë sërish bashkë.

“Chris nuk do t’ja dijë se çfarë thuhet, dhe kërkon t’i dhurojë fansave një super performancë me Rihanën”- tha burimi.