Efektivët e policisë pranë komisariatit numër 4 në kryeqytet kanë arrestuar drejtorin teknik të një pallati në ndërtim, gjithashtu ka nisur procedimi penal për një tenik tjetër.

Arrestimi është kryer nga policia për shkak të ngjarjes së regjistruar përpara pak ditësh në rrugën ”Aleksandër Moisiu”, ku nga pallati në ndërtim ra një 53-vjeçar i cili për pasojë ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç.