Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, në Durrës u organizua një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe ministrja e arsimit Evis Kushi për të vlerësuar kontributin e arsimtarëve të qytetit për edukimin e nxënësve të sistemit parauniversitar.

“Organizuam këtë event për të vlerësuar dhe falenderuar mësuesit që falë punës së palodhur dhe pasionit ndër vite kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përgatitjen e brezave të rinj.

U akorduam çertifikatë mirënjohjeje disa prej mësueve të nderuar të Durrësit për kontributin e shquar në vite në fushën e arsimit, për konsolidimin e shkollës, për edukimin e shumë brezave të nxënësve, si shenjë vlerësimi per figurën e ndritur të mësuesit”,- tha ndër të tjera gjatë fjalës së saj kryebashkiakja Emiriana Sako.

Mësuesit më të mirë të vitit në Durrës:

Jorgjeta Basho – Shkolla “Naim Frashëri”

Anjeza Gjerazi – Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Nikoleta Mile – Shkolla “Bedrie Bebeziqi”

Aida Metaliaj – Shkolla “Vasil Ziu”

Enkelana Plepi – Shkolla “Marie Kaçulini”

Frederik Bikollari – Shkolla “Ismet Manushi”

Katerina Kume – Shkolla “Jan Kukuzeli”

Antoneta Llupo – Shkolla “Leonik Tomeo”