Shkollat e Durrësit kishin mëngjesin e kësaj të marte një pamje shumëngjyrëshe.

Me mijëra buqeta me lule sot ishin dedikuar për ata, mësuesit.

Urimi për festën nuk kishte si mungonte nga nxënësit, ashtu si dhe dedikimet e veçanta.

Mimozat këtë herë kishin zbritur pranë shkollave, për t’u lehtësuar sa më shumë punën atyre që mendonin për dhuratën vetëm në momentet e fundit.

7 dhe 8 Marsi janë ndër ditët më të ngarkuara për shitësit e luleve.

Atmosfera në të gjitha shkollat sot do të jetë festive dhe mësuesit më shumë se kurdoherë ndihen të vlerësuar nga brezat që rrisin dhe edukojnë.

M.B.