Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Urdhri i Mjekut Durrës uron të gjitha mjeket e rajonit të Durrësit.

“Të jesh grua dhe mjeke je shumëfish e bekuar, po dhe e ngarkuar me përgjegjësi, e cila shkon përtej vetes, mbart betimin e shenjtë të Hipokratit dhe shpirtin e fortë luftarak për jetën e tjetrit” ,- shkruhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Urdhëri i Mjekut Durrës uron dhe përgëzon të gjitha mjeket e rajonit të Durrësit.
Urojmë dhe vlerësojmë mjeket, aq fisnike dhe të përkushtuara, që pa u lodhur sfidojnë dhe fitojnë çdo ditë betejat në luftën për jetën dhe shëndetin.

Të jesh grua dhe mjeke je shumëfish e bekuar, po dhe e ngarkuar me përgjegjësi, e cila shkon përtej vetes, mbart betimin e shenjtë të Hipokratit dhe shpirtin e fortë luftarak për jetën e tjetrit.

Qofshi përherë në lartësinë e misionit tuaj, plot shëndet e vitalitet në shërbim të jetës, pacientit dhe shëndetit publik!

Në jetët tuaja qofshi gjithmonë nëna dhe gra të realizuara e të lumtura!