Pronari i revistës së njohur për të rritur “Playboy”, është martuar me modelen Crystal Harris, e cila është plot 60 vjet më e re se ai.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë modelja, e cila e lumtur ka postuar edhe dy foto nga ceremonia e martesës.

Hefner, pavarësisht moshës së kaluar, njihet për lidhjet me modelet e revistës së tij, teksa tashmë është martuar për të disatën herë.