Daniel Lee Martin, këngëtar i muzikës Kantri, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Qarkun Pasco, në Florida. Dyshimet e para janë për një vetëvrasjeje të dukshme ndërsa ishte nën hetim për akuzat e abuzimit seksual me fëmijë në Florida dhe Tenesi.
54-vjeçari u gjet i vdekur të premten nga oficerët e policisë të cilët kishin shkuar për ta marrë në lidhje me akuzat që rëndonin ndaj tij. Martin kishte bërë më parë kërcënime dëmi ndaj vetes dhe të tjerëve, sipas një deklarate nga zyra e Pasco Sherifit.
Ai u arrestua më 27 janar me akuzën se i kishte ekspozuar vendet intime një vajze të re ndërsa të dy ishin ulur në një divan në shtëpinë e tij në New Port Richey më 1 nëntor 2019.
Cajza, e cila kaloi disa netë në shtëpinë e Martinit, pretendoi se ai e përkëdhelte veten. Ajo e raportoi incidentin tek nëna e saj e cila kontaktoi zyrën e Sherifit.
Martin u la i lirë tre orë pas arrestimit të tij me një kusht prej 15,000 dollarësh. Këngëtari ishte akuzuar edhe më parë me akuza të ngjashme në Williamson County, Tenesi, në Shtator 2018. Atje ai u përball me tre akuza të shfrytëzimit seksual mbi një të mitur.
Ai ishte i martuar me Julie McQueen, por që u divorcua pak para aktakuzës së parë në gusht 2018.





