Kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajmin e publikuar nga RAI 3 mbi 12-fishimin e kanabisit në Shqipëri si një turp gazetarest.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se pret që partnerët ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.