Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes CEZ, pasi hetimet gati 3-vjeçare nuk dhanë rezultat sepse nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët.
Vendimi u mor këtë të premte nga gjykatësi Lazër Sallaku. Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.
Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu cështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur, si ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli dhe biznesmenit Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.





