Operacioni “Last Bet” i policisë italiane ka goditur sot një nga klanet më të fuqishme të mafies në Messina, që kishte aktivitet ilegal në fushën e lojërave të fatit të paligjshme.

Falë dëshmisë së disa mafiozëve (bashkëpunëtorë të drejtësisë), policia Financiare ka sekuestruar një pasuri prej 10 milionë eurosh, pasuri e konsiderueshme e vënë në mënyrë të paligjshme e Domenico La Valle, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanin e fuqishëm mafioz Trovato, shkruajnë mediat italiane.

Në janar 2019, La Valle është dënuar me 13 vjet burg për një sërë akuzas, ku përfshihen aktivitet mafioz , krim fiskal, dhunë private, përvetësim i paligjshëm me zhvatje e dhunë.

Autoritetet italiane kanë urdhëruar sekuestrim të pasurisë së tij, të vënë në mënyrë kriminale. Ky sipërmarrës kishte nën kontroll biznesin e lojërave të fatit e të basteve ilegale në gjithë territorin e Messinës, e kishte lidhje të forta të forta me klanin mafioz Trovato.