Dy raketa kanë rënë në Bagdad, Irak, në zonën ku kanë selinë shumë ambasada, mes të cilave edhe ajo amerikane.

Sulmi ndodhi në mesnatë sipas orës lokale në Irak, rreth 24 orë pasi Irani lëshoi raketa në bazat irakiane, ku janë vendosur trupat amerikane, në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit Kasem Sulejmani.

Raketat e mbrëmjes së sotme janë Katjusha dhe fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima. Raketat kanë rënë pranë ambasadës amerikane, e cila kishte ndezur sinjalin e sigurisë. Sipas Reuters, një prej raketave ka rënë rreth 100 metra larg ambasadës amerikane, raporton Daily Mail..