Një avion pasagjerësh nga Ukraina është rrëzuar në Iran.
Sipas mediave lokale, një Boeing-737 me 176 pasagjerë në bord është përplasur në Iran.
Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka asnjë shans për të gjetur persona të mbijetuar.
Avioni që i përkiste Kompanisë Ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian Imam Khomeini në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.
Raportet paraprake thonë se avioni ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas, në Kiev.
Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet Iran-SHBA.
Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua avioni.
Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit u tha mediave shtetërore se ishte “e pamundur” që dikush të mbijetonte nga përplasja.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të sqaruar rrethanat e përplasjes dhe numrin e vdekjeve.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.





