Dhurata e prindërve i kushtoi jetën një 17-vjeçari italian në mbrëmjen e Krishtlindjes në Fiume Veneto, në provincën e Pordenones.
Adoleshenti iu kishte kërkuar prindërve që t’i blinin një motor ata ia kishin plotësuar dëshirën.
Dyshohet se i riu ka bërë një manovër të gabuar në një kthesë pranë shtëpisë.
Ai është përplasur me një mur betoni dhe ka gjetur vdekjen e parakohëshme.





