Në fund të këtij muaji, Bebe Rexha do të festojë 30-vjetorin e saj të lindjes dhe ka një përgjgjje epike për të gjithë ata që mund të mendojnë se ajo tashmë po plaket.

Në një postim në Instagram, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka treguar se një producent muzike i ka thënë se është shumë e plakur për foto seksi.

E veshur me bikini përpara pasqyrës, Bebe vendosi t'i përgjigjej atij publikisht ndërsa shkruan:

"Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte "konfuz". Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në Instagramin tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kanautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe.

Më ka ardhur në majë të hundës me të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia. Jam lodhur me vajzat që etiketohen si "shtriga" kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithësesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë,  nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë."