Ndarja e çiftit të njohur të showbiz-it të huaj, Miley Cyrus dhe Liam HemsWorth, disa muaj pas kurorëzimit të martesës befasoi të gjithë ndjekësit e dyshes.
Teksa Miley ndodhet me pushime në Itali ku u fotografua duke u puthur me një vajzë, aktori 29-vjeçar i ka kaluar këto ditë të vështira në rezidencën e vëllait të tij, Chris.
Liam e ka thyer heshtjen dhe ka folur për "Daily Mail Australia". Kur është pyetur se çfarë po ndodh me Miley-n, ai ka thënë: "Ju nuk e kuptoni se si është, thjesht nuk dua të flas për atë"
Sipas Daily Mail fotot e Miley-t teksa puthej me Kaitlynn ia kanë thyer zemrën Liamit dhe i kanë ardhur si një “bombë” pasi nuk i priste.





