Këngëtarët Al Bano dhe Romina Power janë bërë gjyshër për herë të dytë.

Vajza e tyre, Cristel Carrisi ka sjellë në jetë vajzën Cassia, fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Davor Luksic, pas Kai-t që ka lindur në 2018.

Lajmin e bukur e ka dhënë gjyshja Romina në profilin e saj në Instagram ku ka postuar dorën e vogëlushes me dedikimin:

“Kjo dorë që mami nuk do e lëshojë për të gjithë jetën”.