Pas lajmit se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë dhënë fund martesës së tyre, një tjetër lajm tronditës vjen nga kjo histori! Miley është fotografuar në liqenin e Como-s, teksa puthej me ish-gruan e Brody Jenner, Kaitlynn Carter në Liqenin e Komos.
Në fotografitë e publikuara vajzat duket se po kalojnë mirë me njëra-tjetrën dhe nuk mungojnë puthjet pasionante. Në pushimet e tyre në Itali, i shoqëron edhe motra e Miley, Brandi.
Nuk dihet nëse kjo histori ka lidhje me ndarjen nga aktori Liam me të cilin u celebrua në një ceremoni private Krishtlindjen e 2018-ës dhe asokohe u besua se historia e tyre e dashurisë 10-vjeçare do të kishte një fund të lumtur.





