Aktori francez, Alain Delon disa javë më parë u godit nga një hemoragji cerebrale dhe ndodhet i shtruar në një spital në Zvicër. Edhe pse ka javë që ka ndodhur lajmi mbi gjendjen e aktorit nuk është bërë publik deri më sot.
Lajmin e ka dhënë djali i 83-vjeçarit, i cili në një deklaratë për mediat franceze tha se gjendja e aktorit të njohur sipas mjekëve është ‘shumë e mirë’.
Anthony Delon tha se para trasferimit për në Zvicër, i ati i tij u operua në Francë, ku qëndroi për disa javë në reaminacion. Ai tha se të gjatë qëndrimit në spitalin në Paris e gjithë familja i ka qëndruar shumë afër.
Në muajin maj aktori 83-vjeçar mori çmimin “Palma e artë e karrierës” në festivalin e filmit në Kanë, çmim të cilin e mori nga dora e vajzës së tij, Anouchka.





