Këngëtari i njohur, Ricky Martin ka prezantuar për herë të parë vogëlushen e tij. Vajza e këngëtarit, e cila quhet Lucia erdhi në jetë nga një nënë surrogate në dhjetor të vitit të kaluar.

Aso kohe Ricky dha lajmin për fansat përmes një postimi në Instagram ku tregonte vetëm duart e të voglës, ndërsa sot ka zbuluar për të gjithë portretin e plotë të Lucias, ndërsa shkruan: "Drita e syve të mi".

Këngëtari i njohur dhe partneri i tij Jwan Josef janë prindër të dy djemve të birësuar, Valentino dhe Matteo 9 vjeç si dhe të vogëlushes Lucia.