Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, postoi në “Instastory” një foto ku tregonte se po drekonte me familjen e Ardit Gjebreas.
Ata ndodheshin në shtëpinë e moderatorit në Gjirin e Lalzit, ku po shijonin një ditë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e Arditit.
“Revista Class” shkruan se në fakt kjo drekë nuk ka qenë kot, pasi dy moderatorët kanë diskutuar në lidhje me prezantimin e “Këngës magjike” të këtij viti.
Thuhet se kësaj here, Gjebrea do të zgjedhë Arbana Osmanin për partneren e tij të prezantimit, megjithatë ende nuk dihet nëse moderatorja ikonë e “Top Channel”-it do të jetë e pranishme nëse vetëm gjatë natës finale, apo edhe në dy netët e tjera.





