Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe të famshmit U2. Me turneun e tij me titull “Divide tour” bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.
Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736,7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të 735,4 milionëve, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij.
"Falenderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia", shkruan këngëtari në rrjetet sociale. Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data.





