Victoria's Secret ka firmosur me modelen e saj të parë transgjinore vetëm një vit pasi një drejtues i firmës së veshjeve të grave u kritikua për bërjen e vërejtjeve të supozuara transfobike.
Braziliania Valentina Sampaio, 22 vjeçe, bëri njoftimin në faqen e saj në Instagram të enjten dhe postoi fotografi të prapaskenave të fotosesionit të saj për linjën e të brendshmeve rozë të Victoria's Secret.
"Klikoni në prapaskenë", shkruante Sampaio në përshkrimin e një fotografie.
"Kurrë mos ndaloni së ëndërruari [njerëzit]", shkruante në një postim tjetër, i cili përfshinte hashtagun "# diversiteti".
Me sy të gjelbër, bomba braziliane është mësuar tashmë të shembë pengesat në botën e modës. Ajo u bë transversja e parë që hijeshoi faqen e parë të Vogue në 2017-n.





