Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të suksesshme si dhe më të përfolurat e momentit në SHBA. Bukuroshja dy vite më parë kishte bërë të ditur se mikesha e fëmijërisë, Francia Raisa, i kishte dhuruar veshkën dhe me këtë rast i kishte shpëtuar jetën.

Në foton e publikuar nga vetë Selena, dy vajzat shfaqeshin të shtrira në krevatet e spitalit, me duar shtrënguar me njëra-tjetrën dhe krahas pozës këngëtarja e falënderoi duke dhënë se do të ndihet borxhli për tërë jetën.

Mirëpo pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më shoqes, dhe sipas Radaronline, Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtjen yllit që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por ajo s’ia kishte vënë veshin.

Pas operimit, Selena i kishte premtuar asaj se s’do ta tepronte me alkoolin, por nuk e ka mbajtur fjalën dhe kjo ka bërë që dyshja, pas një konflikti verbal, të ndërpresi kontaktet.

Gomez është duke punuar në video projekte të reja muzikore si dhe po mban disa koncerte anembanë botës.